Me një fjali, kryeministri tregon çfarë vlerash të mëdha kishte Arian Daci
Pas homazheve që bëri së bashku me kabinetin e tij qeveritar, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin.
Përmes një postimi në Facebook, duke shpërndarë edhe fotografi nga nderimet që ka bërë pranë arkivolit të tij, Haradinaj ka përkujtuar duke thënë se Daci ishte i dalluar për vlera njerëzore.
“Ariani ishte i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungojë!RH”, ka shkruar Haradinaj.

Familjen Daci po e nderojnë një numër i madh i qytetarëve të cilët po vijnë për të bërë homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit.
Ndryshe, duhet përkujtuar se Daci humbi jetën pasi u godit nga një ortek i borës në Brezovicë./Indeksonline/