17:36 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Me një foto artistike, Justin Bieber paralajmëron publikimin e albumit “Justice”

Këngëtari e kompozitori i njohur Justin Bieber vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore.

Ai së fundmi paralajmëroi që së shpejti do të hedh në treg albumin e tij më të ri, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një imazh artistik, këngëtari shkroi: 4 ditë, Justice.

Brenda pak minutave ky postim u pëlqye dhe u komentua nga fansat e tij, të cilët presin me padurim lansimin e albumit./Indeksonline/