22:46 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Me një foto fantastike, Muharremaj përfundon fushatën: Ne jemi qytetarët!

Bali Muharremaj e ka përfunduar fushatën dinamike në Suharekë. Kryetari aktual është i bindur edhe për një mandat të radhës në këtë komunë. Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahje, duke thënë se ne jemi qytetarët. “Të nderuar qytetarë,

E ndjej të domosdoshme t’ju falenderoj secilin prej jush dhe pa dallim.

– Për përkrahjen dhe mbështetjen në secilin proces.

– Për mikëpritjen dhe zemërgjersinë në secilen familje.

– Për vendin tonë të pazëvendsueshëm.

Ne jemi qytetarët.

Të tillë mbetemi në dashninë tonë për të ardhmen, me dëshira dhe ëndrra që do të jetësohen gjithmonë” shkruan Muharremaj në Facebook.