75 Mall Live Search
21:23 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Me një puthje romantike me Albanin, Miriam Cani paralajmëron një befasi!

Janë një prej çifteve më simpatike dhe më të dashura të estradës shqiptare.

Dashuria e këngëtareve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani reflekton në çdo paraqitje që ata bëjnë.

Gjatë ditës së djeshme ata njoftuan se tashmë edhe zyrtarisht mund të quhen burrë dhe grua teksa  kurorëzuan dashurinë e tyre në një ishull të pabanuar në Maldive, shkruan Indeksonline.

Por, nuk ka mjaftuar me kaq, Miriam së fundi ka postuar një fotografi të radhës ku ka lënë të kuptohet se dyshja e njohur po përgatisin një tjetër befasi.

Me një fotografi artistike dhe një puthje romantike me Albanin, Miriam ka shkruar “30.05.2019”.

Ndryshe, çifti janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Ameli./Indeksonline/