Më nuk do të ketë ndeshje në orën 14:00 në Superligë, ja orari i ri

Ora dimërore ka ndryshuar edhe terminin në të cilin luhen ndeshjet e Superligës.
Deri tani shumica e takimeve janë luajtur nga ora 14:00, përveq atyre ndeshjeve që u transmetuan në Klan Kosova dhe që fillonin nga ora 13:30.
Tashmë, që nga fundjava e tutje të gjitha ndeshjet e Superligës do të luhen me fillim nga ora 13:30.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gjatë ndeshjes Feronikeli – Llapi komentatori i ArtMotion, Lirim Peci.
Superliga dhe ligat e tjera vendore rikthehen qysh këtë vikend, me shumë ndeshje interesante.