16:45 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Me organizimin e dasmave po rrezikohet jeta e njerëzve”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e papranueshme që të organizohen dasma dhe ahengje në Kosovë derisa janë në teren inspektorët dhe policia.

Hoti ka thënë se me këto veprime rrezikohet jeta e të gjithëve.

“Është e papranueshme që ndërkohë që vendimet  e qeverisë janë në fuqi, ndërkohë që inspektorët janë në teren policia janë në teren dhe  organizohen ahengje dhe dasma të ndryshme në qytete të dhe në fshatë të ndryshme anë e mbanë Kosovës”, ka thënë Hoti.