15:55 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Më pak interesim për të votuar sesa në zgjedhjet e 2017-ës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media tha se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95 për qind e qytetarëve apo 499 mijë e 828 votues.

Krahasuar me vitin 2017, ka një rënie prej rreth 2 pikë të përqindjes, pasi atëherë dalja deri në këtë kohë ishte 28.65%, apo 541 mijë e 834 votues.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65% e votuesve”, potencoi Radoniqi.

Ai tha se të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në mbyllje të vendvotimeve, kishin votuar gjithsej 811,650 votues me të drejtë vote ose 44.1%.