75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Më pak kërkesa për azil, në Gjermani

Ministria e Brendshme gjermane njoftoi sot se numri i kërkesave për azil në vend ishte në rënie 14 për qind vitin e kaluar, krahasuar me 2015 dhe 2016, kur shpërtheu kriza e migrantëve.

Vitin e kaluar, janë paraqitur 111,094 kërkesa për azil ose 18.534 apo 14.3 për qind sesa 2018.

Numri më i madh i kërkesave për azil u paraqitën nga emigrantët nga Siria – rreth 26.453 aplikime, të ndjekura nga shtetas të Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit. Gjithsej 6.771 kërkesa ishin paraqitur vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. /AP/

Ministri Horst Zehofer tha se për të tretin vit radhazi, numri i aplikimeve ishte në rënie, duke treguar se masat e shumta të marra kundër emigracionit të pakontrolluar kishin rezultuar të efektshëm, por që presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe Gjermanisë do të mbetej i lartë.