Me pak rroba veshë, Kejvinës i duket vetja “mbretëreshë”

Kejvina Kthella po realizon fotosesione të ndryshme çdo ditë, por, ajo që bie në sy janë gjithmonë linjat e saj seksi dhe ekspozimi i tyre.
Modelja e njohur ka treguar asetet e saj joshëse dhe në imazhet, që ka hedhur për adhuruesit në Instagram.

Në një fustan të zi me detaje nga ari dhe dekolte të hapur, modelja shtatgjatë u shfaq “përvëluese”, teksa e quajti veten mbretëreshë.

Ndërkohë, theksojmë që Kejvina së fundi mori pjesë edhe në videoklipin e fundit të Kidës “Edhe sa”./Indeksonline/

