08:33 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Me Pamje kah Vneshta’ nis festa e vjeljes së rrushit në Rahovec

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës.

Ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 11:30, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit, si dhe adresimet zyrtare.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”.