75 Mall Live Search
13:57 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me paraqitjen e saj, Adrola Dushi zbukuron New York-un

Ajo është një ndër modelet shqiptare më të bukura dhe më atraktive, këtë ja mundëson dukja e saj dhe format e përkryer trupore në harmoni të plotë me profesionin që ushtron, shkruan Indeksonline.

Modelja tash e sa kohë jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po e zhvillon profesionin e saj prej modeleje.

Adrola herë pas here vjen edhe në trojet shqiptare ku zhvillon aktivitete të ndryshme, ose për takime me familje.

Kohë më parë ajo u përfol shumë edhe sa i përket jetës private, tanimë ajo është një nënë ‘single’ dhe ka një djalë që quhet Troi.

Së fundmi ajo ka pozuar në New York ku me bukurinë e saj vetëm sa i ka dhënë shkëlqimin këtij vendi të bukur. /Indeksonline/