14:23 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Me paraqitjen nga pishina, Enca merr gjithë vëmendjen

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia, njihet për këngët e shumta që i ka shndërruar në hite.

Mirëpo përpos muzikës, ajo është një nga personazhet më të përfolura nëpër mediat rozë, shkruan Indeksonline.

Kjo për shkak të paraqitjeve të saj publike, kryesisht nëpër rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi mjaft provokative.

Një e tillë është publikuar edhe së fundmi nga Enca, e cila ka vënë në pah linjat e saj bombastike trupore.

Pranë pishinës ajo duket mjaft e lumtur dhe në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Jeta është e bukur”. /IndeksOnline/