15:43 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Me paratë e Xhakës, Arsenal synon talentin që po shkëlqen në Champions

Aventurës së Granit Xhakës në Arsenal duket që i ka ardhur fundi, ndërsa “Gunners”, po tentojnë të rifreskojnë ekipin.

Super talenti i Salzburg RB, Haaland shihet si njëri prej synimeve të shumë klubeve evropiane, duke përfshirë Manchester United, Real Madrid e Juventus.

Por si duket garës së ngushtë i kanë hyrë edhe “Topçinjtë” që do bëjn çmos që të sjellin Haaland në “Emirates Stadium”.

Talenti norvegjez ishte vëzhguar edhe nga tjera skuadra të Anglisë, duke përfshirë edhe kampionin aktual të Evropës, Liverpoolin.

/IndeksOnline/