Me patentëshofer serb, dyshohet i falsifikuar, policia ndalon një person në Zubin-Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit në Zubin-Potok.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 15:50, në rrugën “Xhavit Abdyli”, ku njësia policore ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një veturë me targa të Serbisë.
“Rr. Xhavit Abdyli, Zubin Potok 21.05.2026 – 15:50. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollimit është dyshuar se patentëshoferi i të dyshuarit i lëshuar në Serbi, dyshohet të jetë i falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti falsifikim i dokumentit dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

