75 Mall Live Search
22:31 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Më përdhunuan 12 izraelitë”, trondit 19-vjeçarja britanike

Një vajzë britanike e cila pretendon se është përdhunuar nga 12 burra ka dhënë detaje rrëqethëse mbi sulmin seksual në një Gjykatë në Qipro.

“Nuk kam qenë kurrë më e frikësuar në jetën time”, tha ajo.

Por pavarësisht dëshmisë së saj, ajo dyshohet se ka gënjyer mbi denoncimin se është përdhunuar nga 12 burra nga izraeli.

Vajza britanike 19 vjeçe, ka rrëfyer tmerrin pasi 12 izraelitë e “sulmuan një nga një për një orë”. Ajo i tha policisë se djemtë e sulmuan atë për një orë “njëri pas tjetrit”.

Ajo deklaroi se kishte takuar një djalë nga Izraeli me të cilin pati seks konsensual, por më pas ai thërriti shokët e tij.