20:21 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

Me përditësimin e ri të “WhatsApp” mund të shmangni disa biseda!

Opsionet e privatësisë në aplikacionin “ WhatsApp” që numëron më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë, po shtohen. Në një përditësim që vjen shumë shpejt, aplikacioni do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve  si lejimi i përdoruesve të largohen nga një bisedë në grup pa njoftuar personat e tjerë që janë në grup. 

Nëse  jeni në një grup dhe doni të dilni prej tij, personat e tjerë nuk do të njoftohen për këtë, përveç “admin-it”. Përditësimi  pritet të publikohet në fund të këtij muaji. Ka edhe një tjetër përditësim. 

Përdoruesit do të mund të çaktivizojnë “ screenshots” për fotot që dërgohen me opsionin “View Once”. Më tej përditësimi i ri që do të dalë në treg këtë muaj do të fshehë faktin që një përdorues ka qenë në linjë dhe ka përdorur këtë aplikacion. Këto ndryshime bëhen për të siguruar privatësinë e përdoruesve.