75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Me plis e flamur kombëtar, Nelson Hysa e nokauton boksierin argjentinas qysh në raundin e dytë (VIDEO)

Boksieri shqipëtar, Nelson Hysa ka shënuar një tjetër fitore.

40-vjeçari sonte në ”York Hall” në Londër, e nokautoi boksierin argjentinas Ariel Bracamonte, shkruan IndeksOnline.

Ky meç zgjati vetëm dy raunde, pasi kundërshtari i Hysaj nuk mundi ti rezistonte goditjeve të fuqishme të boksirit shqiptar.

Hysa pas këtij triumfi festoi me plis e me flamurin kombëtar.

Këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqioëtar, Alban Bermeta, i cili fitoi ndaj bullgarit Mario Vergiev./IndeksOnline/