75 Mall Live Search
20:25 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Me plis në kokë, legjenda e Milanit shihet në Shqipëri

Ish-portieri i famshëm i Milanit dhe kombëtares së Brazilit, Nelson Dida, ka mbërritur sot në Tiranë si pjesë e një turi promovues, duke ngjallur interes të madh tek sportdashësit shqiptarë.

Legjenda e futbollit botëror, fitues i Champions League me kuqezinjtë deh Kampion i Botës me Seleçaon, u prit me entuziazëm në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa pamjet e tij të para nuk kanë kaluar pa u vënë re, shkruan IndeksOnline.

Dida u shfaq i buzëqeshur madje i veshur me një plis, simbol i traditës shqiptare, gjë që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale dhe komente të shumta pozitive.

Futbollisti legjendë duket se është përshtatur menjëherë me kulturën vendase, duke e kthyer daljen e tij të parë në një moment simpatik e mjaft të kometuar./IndeksOnline/