Me plis në Paris, shqiptarët e vallëzojnë ‘Shotën’
Shqiptarët kudo që shkojnë nuk përtojnë të tregojnë se nga e kanë prejardhjen dhe mburren që janë shqiptarë.
Ata me gjeste nga më të ndryshmet shfaqin dashurinë për atdheun, pa marrë parasysh se ku janë, shkruan Indeksonline.
E dy shqiptarë janë të radhës që kanë bërë një video interesante, të cilën e kanë dërguar në redaksinë e Indeksonline.
Ata kanë vendosur nga një plis të bardhë të shtunën në mesnatë, kanë lëshuar vallen e njohur të ‘Shotës’ dhe vallëzojnë para Kullës së njohur të Eiffelit në Paris të Francës.
Dyshja në këtë video gazmore, shfaqen të buzëqeshur dhe tejet të lumtur që janë shqiptar. /Indeksonline/