75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Me plis për Berlin, Shqipëria e ”shkel” Çekinë në “AIR Albania”

Shqipëria është një hap larg kualifikimit në Kampionatin Evropian ”Euro 2024”.

”Kuqëzinjtë” sonte mposhtën Çekinë në ”AIR Albania”, me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 9-të me një supergol nga Jasir Asani. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqëzinjtë dyfishuan epërsinë me golin e Taulant Seferit në minutën e 51-të.

Seferi nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 73-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për kombëtaren e Shqipërisë.

Me këtë fitore Shqipëria mbetet lidere e Grupit E me 13 pikë, ndërsa Çekia është në vendin e tretë me 8 pikë./IndeksOnline/