”Me plis për Paris”, BNE shënon edhe një fitore

Bad News Eagle ka shënuar edhe një fitore tjetër në CS:GO, duke mposhtur skuadrën GanerLegion, 2-1 në mape.
BNE dje ka siguruar kualifikimin në “Blast Paris Major”, që do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës, ndërsa me fitoren e sotme kualifikohen direkt në ‘Legends Stage’ të kompeticionit më të madh në botë në CS:GO, shkruan IndeksOnline.
”Shqiponjat”, fituan mapin e parë në “Mirage” me rezultat 16:7, ndërsa në “Ancient” humben 16:14.
Ndeshja u vendos në mapin “Vertigo” ku BNE shënoi fitore me rezultat 16:7./IndeksOnline/
