75 Mall Live Search
23:54 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Me plot stil, Wanda pozon nga shtëpia në Paris

Ndonëse futbolli është ndalur dhe spektaklet ku ajo merr pjesë gjithashtu, Wanda Nara ka gjetur sërish një mënyrë për të përfunduar në faqet e para të mediave rozë.

Këtë herë modelja argjentinase, bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi, ka zgjedhur të postojë fotografi ku ka vënë në plan të parë stilin e veçantë nga shtëpia e saj në Paris, shkruan Indeksonline.

Biondja argjentinase vazhdon të rrëmbej vëmendjen e mediave rozë falë ekspozimit të linjave të saj trupore që nuk heziton asnjëherë ti vë në plan të parë.

Kujtojmë që ajo është nënë e 5 fëmijëve, 2 nga të cilët i ka me sulmuesin Mauro Icardi. /IndeksOnline/