75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Me plumb në mushkëri te Trauma, si po ruhet nga të katër anët i shumëkërkuari i Shqipërisë

Forca të shumta policia po ruajnë vrasësin serial Nuredin Dumani në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e djeshme pasi u arrestuan në një shtëpi që kishte marrë me qira në Fier.

Për shkak se një plumb e ka prekur në mushkëri, Dumani nuk është në gjendje të japë dëshmitë. Spitali ku ndodhet është ruajtur gjatë gjithë natës. Dy patrulla policie ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme të spitalit, kurse në reanimacion është një tjetër grup.

Si do procedohet më tej?

Në momentin që do ketë një gjendje më stabël të Dumanit janë prokurorët e Elbasanit dhe policia që do i komunikojmë masat arrest me burg ose në mungesë duke qenë se ka qenë i arrestuari ka qenë në kërkim për 2 ngjarje, për vrasjen e Bujar Çelës dhe të Durrësit.