23:19 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Me preardhje nga Izraeli, Ambasadorja e Kosovës në përkrahje të ”Dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës në futbooll, nesër do të nis kualifikimiet për Kampionatin Evropian.

”Dardanët” në ndeshjen e parë do të kenë punë me kombëtaren e Izraelit, shkruan IndeksOnline.

Futbollistët dhe stafi i Kosovës gjatë ditës së sotme kanë artitur në Tel Aviv, ku kanë mbajtur edhe stërvitjen e fundit.

Ata janë vizituar edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e cila edhe pse ka preardhje izraelite ka bërë të ditur se do të jetë në përkrahje të Kosovës.

Demiri ka publikuar disa fotografi në profilin zyrtar në Facebook, gjatë vizitës që kishte në stërvitjen e fundit të Kosovës duke shkruar ”Forca Kosova”./IndeksOnline/