75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Me Ragnick te Milani, vinë edhe 3 lojtarë për 130 mln euro!

Është ende në pikëpyetje nëse Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Milanit sezonit e ardhshëm.

Për momentin mes palëve ka patur vetëm disa diskutime.

Por nëse Rangnick ulet në stolin e kuqezinjëve, atëherë bashkë me të te klubi kuqezi do të vinë edhe 3 futbollistë të Leipzig.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Upamecano, mesfushorin spanjoll Dani Olmo dhe sulmuesin Timo Werner.

Kostoja e tyre do të jetë 130 milionë euro blerje që do të financohen nga shitja e dy yjeve të skuadrës kapitenit Romagnoli dhe portierit Gigio Donnarumma.