11:06 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Me “Range Rover” në mes të sheshit si kapadai

Shkeljet në trafik ka kohë që janë bërë përditshmëri në vendin tonë, mirëpo tani ato po raportohen në çdo hap nga IndeksOnline.

Kësisoj një veprim i ndaluar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin kryesor të Prishtinës, atë “Nëna Terezë”, ku një veturë e tipit “Range Rover”, parakalon në mes të sheshit, sikurse të ishte një veprim krejt normal dhe i zakontë.

Por ja që nuk është dhe si të tillë ne do ta raportojmë menjëherë.