75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me rastin e nisjes së vitit shkollor, ministri Bytyçi vizitoi shkollën “Naim Frashëri”, në Prishtin

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në detyrë, Shyqiri Bytyçi, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-20, ka vizituar  shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Ish- ministri Bytyçi ka ftuar mësimdhënësit dhe prindërit që të jenë të përkushtuar, në mënyrë që të arrihet rritja e standardit dhe e cilësisë në mësim.

Ai ka uruar fillim të mbarë të vitit shkollor, ndërkaq ka folur edhe për tekstet e reja shkollore, të cilat po fillojnë të përdoren për herë të parë.

“Uroj një fillim të mbarë të vitit shkollor, pasi po këtë vit po fillojmë me tekste të reja për një numër të caktuar të klasëve, tekste të cilat janë në përputhje me kurrikulën e re. Shpresoj që këto tekste do të ndikojnë pozitivisht dhe do ta lehtësojnë punën e mësimdhënësve”, ka thënë ministri Bytyçi.

Nxënësve dhe mësimdhënësve, vit të mbarë shkollor u ka uruar edhe kryetari Ahmeti, i cili ka thënë se, me gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm për shkak të numrit të madh të nxënësve, Prishtina sot po përjeton festë.