75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / Z S

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava mban konferencë për media

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë ditës së nesërme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët muslimanë.

Sipas njoftimit ky mesazh do të jepet duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Fakulltetit të Studimeve Islame.

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Kurban Bajrami do të falet në ora 05:35./Indeksonline/