14:49 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me rastin e Shën Valentinit, Juventusi me ofertë interesante për çiftet

Juventusi ka bërë një ofertë për të dashuruarit në ditën e “Shën Valentinit”.

Bardhezinjtë i kanë hapur dyert e muzeut të tyre dhe bileta do të jetë falas për partnerin/partneren.

Ky është njoftimi i klubit:

Nesër eja me të dashurin tënd në Muzeun e Juventusit: një biletë do të jetë falas!

Histori e një dashurie të madhe .

Për të jetuar së bashku, në Muzeun e Juventusit. Nesër, me rastin e Ditës së Shën Valentinit, vizita në Muzeun e Juventusit me të dashurin tuaj do të jetë edhe më e bukur.

Të gjithë çifteve që paraqiten në arkë gjatë orëve të hapjes (10:30 – 18:00) do t’ju jepet mundësia të përfitojnë nga një  promovim i veçantë: duke blerë një biletë të plotë për muzeun, e dyta do të jetë falas.

Nëse vizitorët i përkushtohen vizitës në stadiumin Allianz, ata mund të blejnë integrimin direkt në Muze.

Ne jemi duke pritur për ju, për një Ditë të Shën Valentinit të zezë dhe të bardhë!