Me rrymë, me ujë edhe me Bayernin s’ka hajgare!

Tashmë ka përfunduar takimi i çerekfinales ndërmjet Barcelonës dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane arriti që ta sigurojë një vend në gjysmëfinale të CHL duke e mposhtu Barcelonën me rezultat të thellë në2:8, shkruan IndeksOnline
Rezultat për t’u mbajtur mend për tërë jetë nga tifozët e Bayernit që e mposhtë një skuadër të madhe siç është barcelona.
Me 8 gola, duke filluar me Muller, Perisic, Gnabry, Muller përsëri, Kimmish, Lewandowksi dhe dy gola nga Coutinho, Bayerni e demulon Barçën dhe me plotë meritë kalon në gjysmë finale të CHL.
Ndërkaq, goli i parë për skuadrën spanjolle erdhi nga gabimi i Alabas që
shënojë autogol, ndërsa të dyti e shënojë Suarezë.
