75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / A. M.

“Më së paku merita për këtë marrëveshje”, Hoti akuzon Qeverinë Kurti për marrëveshjen e MCC-së

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë Kurti se “ka më së paku merita për këtë marrëveshje”.

Me 84 vota për kaloi Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është e panevojshme për faktin se nuk është për projekte kapitale.

“Gjendja e parasë së gatshme është gati 600 milionë që rrinë në llogarinë bankare të Qeverisë. Me këtë gjendje është e panevojshme të hyhet borxh. Sikur të ishte për projekte kapitale do të ishte e kuptueshme. Në parim mendojë që nuk do të ishte e nevojshme. Por, me deklarimin e ministrit që do të zvogëlohet huamarrja ne do ta mirëkuptojmë. Marrë në tërësi mendojmë që kjo reflekton menaxhim joadekuat i parasë së gatshme nga ana e Qeverisë”, ka thënë ai.