Më seksi se kurrë, Era Istrefi publikon këngën më të re (VIDEO)

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Era Istrefi, ka publikuar më në fund këngën e saj më të re.
“Carbon2000” titullohet kënga e saj më e re, e cila është publikuar edhe me videoklip.
Për tekstin është përkujdesur vetë këngëtarja së bashku me Zana Kurteshi, Art Haliti dhe Eko.
E njohur për zërin e saj unik dhe stilin e saj të veçantë, Era ka arritur që me artin e saj të shtrijë ndikimin edhe në arenën ndërkombëtare.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e saj./IndeksOnline/