Me shallin kuq-e-zi, Daut Haradinaj proteston në Tiranë

Me flamurin Shqipërisë të qëndisur në shall, Daut Haradinaj i është bashkuar masës së protestuesve në Tiranë, atje ku po kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj u takua me dhjetëra qytetarë me të cilët bashkëbisedoi rreth çështjes së Gjykatës Speciale, kundër të cilëve po protestojnë mijëra shqiptarë të mbledhur nga të gjitha trevat shqipfolëse, dhe jo vetëm, shkruan IndeksOnline.
Nga Kosova u nisën qysh herët në mëngjes dhjetëra autobusë që bartën veteranë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë, në drejtim të kryeqytetit të Shqipërisë.
Zërit të protestës iu bashkuan edhe figura të shumta nga kasta politike e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të rreshtuar në ballë të protestuesve janë djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë tash e 5 vjet.
Protesta e sotme në Tiranë është pasuese e asaj të gushtit në Prishtinë, dhe asaj të shtatorit në Hagë.