75 Mall Live Search
17:47 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me shampanjë në pishinë, kush është vajza që Renato po kalon pushimet

Pak para nisjes së sezonit të ri televiziv, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar disa ditë relaksi.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram momente nga vendi ku ka zgjedhur të pushojë, duke na e bërë zili të gjithëve.

Renato ndodhet në Mykonos, mirëpo shefi i kuzhinës nuk po i shijon vetëm këto pushime!

Së bashku me të ndodhet edhe një femër, të cilën ai ende nuk e ka zbuluar për publikun.

Renato dhe vajza në fjalë shfaqen duke trokitur gotat me shampanjë, teksa ndodhen përballë pishinës të cilën e kanë vetëm për vete.

Po t’a vini re me vëmendje, në video dallohet dora e vajzës që i ka vjedhur zemrën Renatos dhe po e shoqëron gjatë pushimeve luksoze në Mykonos.

Megjithatë, Renato ka vendosur ta mbajë ende të fshehtë nga publiku identitetin e saj.

Kujtojmë se në muajin tetor fillon sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen”, për të cilin shefi i kuzhinës ka premtuar surpriza të mëdha.