17:59 / E Shtunë, 26 Shtator 2020

Me shfaqjen e filmit ‘Zana’ sonte përfundon muaji i filmit të Kosovës në Bern

Sonte nga ora 20:00 në kinemanë Kino in der Reitschule të Bernit shfaqet filmi ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati. Me shfaqjen e filmit ‘Zana’ përfundon edhe muaji filmit të Kosovës në Bern, organizuar nga KulturaLink në bashkëpunim me Kino in der Reitschule dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Gjatë shtatorit u shfaqën këta filma: ‘Sans Les’ nga Dea Gjinovci, ‘Toni & Bleri’ nga Katja Verheul, ‘Zvicra’ nga Fisnik Maxhuni dhe Benoît Goncerut, ‘Me dasht’ me dasht’ me dasht’’ nga Ilir Hasanaj, ‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina, ‘Trapped by Law’ dhe ‘Never Backl Home’ nga Sami Mustafa, ‘Pick a Name’ nga Dritëro Mehmetaj, ‘Ajo’ nga More Raça, ‘Bonu Burrë’ nga Pierre-Kastriot Jashari, dhe ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati.