75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 27 Maj 2025 / mp

“Më shkruj”, i thotë Fatmir Limaj – mesazh i koduar për Lumir Abdixhikun para seancës së 22 majit?

Në një moment të shkurtër, por domethënës, para fillimit të seancës së kuvendit më 22 maj, kamerat kapën një komunikim të shkurtër mes kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Limaj, në një gjest miqësor, i drejtohet Abdixhikut me fjalën: “Më shkruj”.

A ishte kjo një ftesë për bashkëpunim? Një sinjal për ndonjë marrëveshje politike në prapaskenë? Apo thjesht një kërkesë për të komunikuar më vonë në mënyrë private? Në një kohë kur skena politike kosovare është në tension për shumë çështje kyç, edhe një fjalë e vetme mund të ndezë diskutime.

Indeksonline ju sjell pamjet: