“Më shpejt zë meshkuj, se sa më zë mua gjumi”, Valdrini sqaron deklaratën e bujshme të Leunorës
Deklarata e Leonora Jakupit drejtuar Dolces ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale gjatë prime-it të fundit në BBVK.
I ftuar në emisionin Weekend, miku i saj dhe njëherësh kreatori i njohur Valdrin Sahiti ka sqaruar pikëpamjen dhe kontekstin e deklaratës së këngëtares.
Ai ka potencuar se Leonora e kishte më shumë në aspektin e mëshirës dhe jo të gjykimit.
“Në rastin e fundit që e kam diskutu me Leonorën, unë mendoj që Leonora më shumë u mor me idenë se si një femër nuk mund të ketë mëshirë për një femër tjetër, se sa për idenë se si një femër mund të rigjenerojë lidhje ose të afektohet nga meshkuj të ndryshëm me periudha të shpejta. Dhe e di që sigurt që kjo ka qenë ideja e mesazhit, me idenë se si nuk po ndihesh keq”, ka thënë Valdrini.
Deklarata e Leonorës, e drejtuar ndaj Dolces: “më shpejt zë meshkuj se sa mua më zë gjumi”, ka shkaktuar reagime të shumta në publik.
Reagime ka pasur edhe nga familjarët e Dolces.

