75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Z S

Më shumë çifte të shkurorëzuara në vitin 2025 sesa një vit më parë

Gjatë vitit 2025, janë raportuar dhe regjistruar gjithsej 2192 shkurorëzime që paraqet 46 raste më shumë sesa në vitin 2024 (ku ishin 2 146 shkurorëzime) ose një rritje prej 2,1 %.

Më tutje sipas ASK-së numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren me 192 shkurorëzime (8,8 %), pasuar nga Prishtina me 175 raste (8,0 %) dhe Peja me 163 raste (7,4 %).

Sipas kohëzgjatjes së martesës, pjesa më e madhe e shkurorëzimeve i përkiste martesave që kishin zgjatur 5–9 vjet, me 627 raste, ose 28,6 % të numrit të përgjithshëm të shkurorëzimeve.

Pas tyre renditen martesat me kohëzgjatje 10–14 vjet, me 297 raste, ose 13,5 %.

Sipas grup-moshës, tek gratë numri m

ë i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në grup-moshën 25–29 vjeç, me 463 raste (21,1 %), ndërsa tek burrat në grup-moshën 30–34 vjeç, me 464 raste (21,2 %).