22:43 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Më shumë fruta e perime, më pak rrezik nga kanceri i gjirit!

Ushqyerja me një dietë me sasi të vogël yndyre por me shumë fruta dhe perime, mund të mbrojë gratë kundër kancertit të gjirit.

Kështu thotë një studim i fundit i realizuar në Harvard.

Studiuesit zbuluan se gratë që reduktonin konsumin e tyre të akullores, ëmbëlsirave dhe produkteve të tjera të qumështit kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundja.

Gratë me një prognozë të dobët gjithashtu kanë zhvilluar më pak tumore pas evitimit të yndyrës, tha ekipi hulumtues.

Me një në tetë gratë amerikane që zhvillojnë kancer të gjirit gjatë jetës, hulumtuesit shpresojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të mbijetesës së bashku me trajtimin mjekësor.