Me shumë gra super-vozitëse, Jahjaga garon në disiplinën ‘Auto Slalom’
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga këtë të diele zgjodhi që ta kalojë më ndryshe.
Jahjaga mori pjesë në Kampionatin e organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në Ferizaj, ku shumë gra garuan në disiplinën ‘Auto Slalom’, transmeton Indeksonline.
Ish-presidentja tha se jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por që sot u desh të anashkaloheshin pak.

Postimi i plotë:
E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën “Auto Slalom”. Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak.
#yeswecan #womenempowerment #autoslalom





