23:29 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Më shumë kartona, se gola (Foto/Video)

Është një sulmues tipik, por ka më shumë kartonë të verdhë se sa gola! Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata i cili kohëve të fundit është duke bërë vetëm “probleme” në fushën e lojës se sa të shënojë gola për Blutë e Londrës.

25-vjeçari, ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Chelseat kundër Crystal Palaces, shkruan IndeksOnline.

Është sezoni i parë me Chelsean, Morata regjistron një rekord të kartonëve, 11 të verdhë dhe një të kuq.

Shumë analistë të futbollit kanë sugjeruar lojtarin që të jep më shumë në fushën e lojës së sa të kapet me gjyqtarët e ndeshjes dhe të ndëshkohet me karton të verdhë apo të kuq.

Morata gjatë këtij sezoni, ka shënuar vetëm 12 gola në të gjitha garat, një statistikë e dobët për një lojtar siç është spanjolli.

Kujtojmë se ai u transferua në “Stamford Bridge” nga Reali i Madridit me shifrën 75 milionë euro./IndeksOnline/