75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Me shumë mungesa por Liverpuli merr një pikë ndaj Arsenalit

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 21-të të Premierligës, mes Arsenalit dhe Liverpulit.

Ashtu si nisi, ashtu edhe përfundoi ndeshja, ku rezultati në ”Emirates Stadium” ishte i barabartë, 0-0, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të mira për gol, nuk arritën të shënonin për 90-të minuta.

Arsenali përkundër barazimit mbetet lider i tabelës me 49 pikë, gjashtë m% shumë se Manchester City e Aston Villa.

Në anën tjetër, Liverpul ka 35 pikë dhe renditet në vendin e katërt./IndeksOnline/