75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Më shumë se 1 vit me pandeminë/ Kosova qëndron më mirë sesa këto shtete!

Një vit pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, vendi ende po vazhdon të përballet me shifra të mëdha të të infektuarve dhe me  rritje të numrit të personave që po humbin jetën nga ky virus.

Megjithatë, Kosova po ia del më mirë sesa shtetet e tjera.

Lakorja e shtetit të Kosovës është më e sheshtë sesa ajo e Gjermanisë dhe ajo e Amerikës.

Pas më shumë se 1 vit në bashkëjetesë me Covid19 numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808, numri total i rasteve pozitive është 83.717 dhe 1.786 raste të vdekjes. /IndeksOnline/