08:26 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Më shumë se 10 mijë emigrantë mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, pasi kaluan Kanalin Anglez

Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit pasi kaluan Kanalin Anglez.

Shifrat e Home Office të publikuara të shtunën tregojnë se 288 njerëz e bënë udhëtimin me pesë varka të premten, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin 2024 deri më sot në 10,170 mijë emigrantë, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv

Ky është një rekord i ri për këtë fazë në vit, duke kaluar 9326 që bënë kalimin e rrezikshëm deri në këtë pikë në vitin 2022.

Vitin e kaluar u desh deri më 17 qershor për të arritur shifrën 10,000.

Derisa, një zëdhënës i Home Office tha se po vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët francezë për të parandaluar kalimet dhe për të shpëtuar jetë”