75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 13 Janar 2025 / S Z

Më shumë se 20 anëtarë të NATO-s arritën pragun e shpenzimeve në mbrojtje, më 2024

Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, krahasuar me vetëm tri vende anëtare në vitin 2014.

Shifrat për vitin 2024 janë përllogaritur, duke u bazuar në informatat e raportuara nga ministritë e Mbrojtjes të vendeve anëtare për pagesat që janë bërë apo që do të bëhen gjatë vitit fiskal.

Islanda nuk është përfshirë, sepse nuk ka ushtri të rregullt. /REL