21:50 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Më shumë se 3 milion fëmijë në SHBA pozitiv me Covid-19

Më shumë se 3.03 milion fëmijë në SHBA kanë testuar pozitiv për Covid-19 që nga 11 shkurti, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Vetëm javën e kaluar, rreth 99.000 raste të reja u identifikuan përmes testimit në mesin e fëmijëve sipas raportit të Akademisë, shkruan CNN.

Kjo është një rritje prej 8% në rastet e fëmijëve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit. Fëmijët përfaqësojnë 13% të të gjitha rasteve në SHBA.

Poashtu u tha se fëmijët konsiderohen të kenë akoma më pak të ngjarë të shfaqin simptoma të rënda të Covid-19 sikur kemi parë tek rastet me rinjtë.

Fëmijët përfaqësonin 1.2% në 2.9% të totalit të raportuar të shtrimeve në spital për Covid-19, bazuar në informacionin e siguruar nga 24 shtete.