12:59 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Më shumë se 300 të plagosur në Kataloni

Më shumë se 300 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë gjatë referendumit të Katalonisë, thonë zyrtarët katalanas.

Oficerët e policisë i kanë penguar njerëzit që të votojnë ndërsa kanë marrë fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumbat e gomës gjatë protestave pro-referendum.

Numri i të plagosurve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajonit, transmeton KlanKosova.