Më shumë se 350 mijë persona nënshkruajnë peticionin për përsëritjen e ndeshjes Gjermani-Spanjë

Më shumë se 350,000 persona kanë nënshkruar një peticion për përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Euros, Gjermani-Spanjë.
“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rikthimin e ndeshjes sepse besojnë se është bërë padrejtësi ndaj kombëtares së tyre. Rreth 350 mijë veta kanë nënshkruar një peticion për rikthim”, shkruan SportBible.
Një prekje me dorë nga Cucurella në minutën e 106-të u diskutua shumë. Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk e ka treguar pikën e bardhë dhe as dhoma VAR nuk është aktivizuar në këtë rast.
Roberto Rosetti , kreu i arbitrave të UEFA-s, tha pas ndeshjes se dora e spanjollit ishte në një pozicion natyral, në mënyrë që gjyqtarët të vlerësonin saktë situatën./Indeksonline/