22:58 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / S Z

Më shumë se 5 mijë të vdekur nga përmbytjet në Libi: Deti po hedh vazhdimisht trupa në breg

Më shumë se 5 mijë e 300 njerëz besohet të kenë vdekur si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Libanit, Derna.

Sipas një ministri në administratën lindore të Libisë, Hisham Chkiouat, deti vazhdimisht po hedh dhjetëra trupa të vdekur në breg.

Bëhet e ditur se të paktën 10 mijë njerëz janë zhdukur, ndërsa 30 mijë njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara në Libi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pas tragjedisë, morgjet dhe spitalet janë të mbushura me trupa e pacientë, ndërsa ekziston nevoja urgjente për ekipe të specializuara mjeko-ligjore dhe të shpëtimit.