75 Mall Live Search
08:33 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Më shumë se 50 milionë doza vaksinash të administruara në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës COVID-19, sipas të dhënave të botuara të shtunën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se 50,641,884 doza totale janë administruar deri më tani – rreth 72% e 69,883,625 doza totale të shpërndara në të gjithë vendin, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 37 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 13 milionË njerëz janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e CDC.

Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë dhënë në ditën e raportuar.